KF „Deçiq“ ka barazuar sot me rezultat 1-1 me Dinamon e Minskut. Deçiq luajti si mysafir në stadiumin e Podgoricës, ndërsa të enjten e ardhshme do të luajë si vendas po në Podgoricë ndaj Dinamos. Futbollisti Stefan Denkoviq në minutën e 26-të kaloi në epërsi Deçiqin. Skuadra nga Minski shpejt e barazoi rezultatin. Sergey Kislyak në minutën e 33-të realizon për 1:1.