Roma e ka seriozisht për Wilfried Zahan

Roma po mendon të bëjë një lëvizje për Wilfried Zaha këtë verë, me Jose Mourinhon që është një tifoz i madh i yllit të Crystal Palace.

Sulmuesi 29-vjeçar dukej i destinuar për një klub të madh vite, por ai mbeti në Crystal Palace dhe rinovimi që kishte bërë i kishte larguar klubet nga interesimi.

Siç shkruan Fabrizio Romano, Roma po mendon të bëjë një lëvizje për Zahan këtë verë dhe bisedimet janë duke vazhduar.

Nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare për Crystal Palace, por ajo mund të formulohet në javët në vijim, pasi gjërat janë ende në fazat e hershme për momentin.

Kontrata e sulmuesit 29-vjeçar me skuadrën e Londrës së Jugut skadon vitin e ardhshëm, duke e bërë marrëveshjen dukshëm më të arritshme se vitet e mëparshme. /Telegrafi/

SHARE