LEPEJXH VIZITOI PLANTACIONET

Kompania Plantacionet realizoi, gjatë vizitës së guvernatorit të shtetit federal të Maine, Pol Lepejxh, kontakte të reja që do të përmirësojnë lidhjet ekonomike të Malit të Zi dhe tregjet e rëndësishme të eksportit, ku kjo kompani realizon rreth 65 përqind të prodhimit të saj total.

Lepejxh, i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Margaret En Uehara, u prit nga Verica Marash, Drejtoresha Ekzekutive e Plantacioneve dhe Millan Millutinoviq, Drejtor i eksporteve të Plantacioneve, të cilët gjatë vizitës së tyre në bodrumin e Shipshanikut, mysafirëve ua prezantuan historikun e kësaj kompani, si dhe aktiviteteve të shumta të suksesshme të kësaj kompani.

“Mysafirëve u është prezantuar prodhimi i materialit të mbjelljes së rrushit, prodhimi i verërave premium, punimi në përmirësimin e llojllojshmërisë autoktone, objekteve hotelierike dhe puna në zhvillimin e turizmit të verës”, thuhet në deklaratë.

Në fund të vizitave në Shipçanik dhe bisedave më të mëdha  për kapacitetet e kompanisë, metodat e prodhimit dhe shitjes, por edhe për provën e rakisë më të famshme malazeze Kruna, të ftuarve u është seruar një drekë pune gjatë së cilës ata folën për bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve dhe mundësitë e përmirësimit të këtyre lidhjeve.

“Është treguar një interes i madh  për strategjinë e eksportit të kompanisë, praninë e saj në tregun e madh amerikan, kontaktet e distributorëve dhe rezultatet e arritura deri tani në këtë treg të rëndësishëm, me rekomandime dhe sugjerime për avancim të mëtejshëm”, kumtuan nga Plantacionet.

SHARE