TRUMP: MALI I ZI ËSHTË NJË VEND I VOGËL ME NJERËZ TË FUQISHËM DHE AGRESIVË

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp, deklaroi se njerëzit në Malin e Zi, janë shumë të fuqishëm, por gjithashtu edhe shumë agresivë, duke treguar frikën e tij se anëtari më i ri i NATO-s mund të dërgojë aleancën në luftë masive.

Ai vuri në dukje se shfaqja e këtij agresioni mund të çoj deri në Luftën e Tretë Botërore. Në një intervistë për Foks News, Tramp foli për funksionimin dhe financimin e NATO-s, dhe në pyetjen e gazetarit, “Pse duhet djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmi?”, Trump ka thënë: “E kuptoj çfarë dëshironi të thoni, unë kam bërë të njëjtën pyetje”.

Tramp ka thënë se Mali i Zi është “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ndoshta ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore”, raporton RTMZ.

Lidhur me këtë Lëvizja Qytetare URA, i dërgoi një reagim Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, për deklaratën e akuzave të djeshme të presidentit amerikan Donald Tramp që “njerëzit shumë agresivë dhe shumë të fuqishëm në Malin e Zi,  mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore nëse nuk merren parasysh gjërat që ata bëjnë”.

Pavarësisht nga deficiti i madh demokratik i Malit të Zi dhe tirania 30 vjeçare të një partie, nuk ka asnjë indikacion për këtë se shtetasit malazezë mund të marrin pjesë ose të shkaktojnë çfarëdo incidenti që mund të çojë në konflikte lufte.

Një perceptim i tillë është, në fakt, me mile larg  nga realiteti”, kumtuan nga Lëvizja URA.  “Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump të mos shqetësohet për ambiciet jo ekzistuese të luftës së Malit të Zi, por të përpiqet të kuptojnë” sistemin  tonëdemokratik “, kumtuan  nga Lëvizja Qytetare URA.  Nga URA theksojnë se për  krijimin e “perceptimeve të gabuara në qarqet ndërkombëtare fajtorë është pikërisht pushteti i PDS-së”.

SHARE