MARKOVIQ: SHTETI NUK DO TË SHKOJË ME SHKOPINJ GOME NË KISHA, POR DO TË NDRYSHOJMË LIGJET

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, gjatë orës së kryeministrit, deklaroi se Organizimi i liturgjisë nga ish-udhëheqësi çetnik Drazha Mihajlloviq është i papranueshëm dhe fyen ndjenjat e atyre që krijuan shtetin me shekuj, prandaj lidhur me këtë paralajmëroi ndryshimet në ligje për ta parandaluar këtë.

Markoviq, tha se priftërinjtë e Mitropolisë bregdetare-malazeze organizuan të martën liturgji në Herceg Novi “kriminelit të luftës dhe bashkëpunëtorit të pushtuesve”.

Markoviq tha se kjo ishte e papranueshme dhe se me këtë veprim fyhen ndjenjat e atyre që për shekuj me radhë krijuan Malin e Zi, veçanërisht ata që u janë kushtuar vlerave antifashiste të botës demokratike në tërësi.

“Dikush u përpoq të na detyrojë të hyjmë me shkopinj gome në dhomat e kishës. Kjo nuk do të bëhet kurrë nga Qeveria që unë drejtoj”, tha Markoviq.

Prandaj lidhur me këtë Kryeministri malazez Dushko Markoviq,  paralajmëroi ndryshimin e ligjit për të parandaluar mbajtjen e liturgjisë për të dënuarit për për krime të luftës, siç ndodhi dje, kur në Herceg Novi ndodheshin priftërinjtë e Metropolitanatit të Bregdetit Malazez të Kishës Ortodokse Serbe.

“Shteti do të gjejë mënyrën për t’iu përgjigjur kësaj. Ne do të ndryshojmë ligjet në mënyrë që dikush të përgjegjë penalisht për këtë”, tha Markoviq.

Ndërkohë, deputeti i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, e pyeti Markoviqin , nëse autoritetet kishin marrë diçka kundër “anëtarëve të frikësuar” të konfesioneve të tjera që u mblodhën për të parandaluar fizikisht Metropolitanin Ortodoks që të mbajë liturgjinë mbi themelet e Tempullit të Shën Gjon Pagëzuesit në Shasë.

Për këtë Markoviq tha se Drejtoria e policisë kishte vepruar në pajtim me ligjin kur nuk lejoj përfshirjen publike nën kujdesin e Mitropolisë dhe se kërkesën e paraqitur për tubim që e ka parashtruar Kisha në Komunën e Ulqinit ishte i pa rregullt dhe jo në kohë. Ai shtoi se bëhet fjalë për objektin i cili ka trajtim të pasurisë kulturore dhe kjo tematikë dhe këto qëllime të këtyre tubimeve të paralajmëruara publike, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronës Kulturore, nuk ishin adekuate për pasurinë kulturore të Kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Shasë, e as e regjimit arkeologjik i cili është përcaktuar që  të qeverisë me këto objekte. Markoviq, shtoi se po ashtu është fakt që në këtë të mirë kulturore janë bërë punimet konservuese.

SHARE