UKRAINA TËRHIQET NGA LISIÇANSKU, ZELENSKY ZOTOHET SE DO TË RIMARRIN TERRITORIN E HUMBUR

Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lisiçansku, duke bërë që Rusia të pretendojë se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut. Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se forcat e shtetit të tij do të rimarrin territorin e humbur. “Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga disa pika në frontin e luftës, ku armiku ka avantazh të madh në fuqinë e zjarrit, dhe kjo vlen edhe për Lisiçasnkun, do të thotë vetëm një gjë: ata do të kthehen falë taktikave tona, falën rritjes së furnizimeve me armë moderne”, tha ai një adresimi në orët e vona të 3 korrikut. Pasi dështoi që të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, Rusia ka përqendruar ushtrinë e saj në lindje të Ukrainës dhe po synon të marrë kontrollin e Donbasit që përbëhet nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut. Më 3 korrik, forcat ruse intensifikuan sulmet në Donbas, duke bombarduar qytetin kyç të Sllovijanskut, ku zyrtarët lokalë thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë, përfshirë edhe një fëmijë. Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, i raportoi presidentit rus, Vladimir Putin, se ushtria ruse kishte marrë të gjithë territorin e rajonit të Luhanskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë Tass. Komanda ushtarake e Ukrainës pranoi më 3 korrik se forcat e saj janë tërhequr nga Lisiçasku, duke shtuar se kanë vendosur që të tërhiqen për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tyre.

SHARE