DUKAJ: VERSIONI PUNUES I LIGJIT PËR QEVERINË ËSHTË GATI

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka bërë të ditur se Grupi Punues ka përfunduar punën brenda afatit dhe ka hartuar versionin punues të Ligjit për Qeverinë. Siç njoftoi ai, do të vijojë hartimi dhe diskutimi publik. “Grupi punues ka përfunduar punën brenda afatit dhe ka hartuar versionin punues të Ligjit për Qeverinë. Do të vijojë hartimi dhe diskutimi publik”, ka shkruar Dukaj në Twitter. Siç tha ai, Mali i Zi tani është në rrugë të mbarë që edhe një herë, pas 120 vjetësh, të marrë një rregullim ligjor të Qeverisë, me rikujtim se në vitin 1902, Principata e Malit të Zi miratoi Ligjin për Qeverinë e Principatës dhe Këshillin Shtetëror.

SHARE