KE GATI TË NISË BISEDIMET ME MAQEDONINË E VERIUT DHE SHQIPËRINË

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen shprehet se komisioni është gati të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për rrugën drejt BE-së. “Telefonatë e mirë me kryeministrin Kovaçevski. Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Europian është gati të nisë procesin e shqyrtimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shprehet Von Der Leyen në një postim në Twitter. Pasditen e së enjtes, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se mendon se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kornizën e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, e cila do të përfshinte edhe Bullgarinë.

SHARE