TË SHTUNËN DERI NË 40°C, MOT FRESKUES VETËM PAS 7 KORRIKUT

Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta është në fuqi alarmi meteorologjik portokalli, i cili në ditët në vijim do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës merkuri në termometër do të arrijë deri në 40 gradë Celsius, ka paralajmëruar meteorologu Branko Micev. Në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi” në TVMZ, ai bëri të ditur se zona jonë është nën ndikimin e fortë të masës ajrore shumë të ngrohtë tropikale nga veriperëndimi i kontinentit afrikan, e cila shkaktoi temperatura të larta dhe vapë. Të nxehtit do të zgjasë deri më 7 korrik, kur temperaturat do të kenë rënie. “Temperatura do të bjerë, do të ketë kushte për reshje shiu dhe erë më të fortë veriore. Temperatura do të zbresë nga 5 deri në 10 gradë”, njoftoi ai. Micev thotë se gjatë ditës së djeshme në disa qytete të vendit tonë janë shënuar temperatura rekord për 29 qershor, duke përmendur si shembull Zhablakun dhe Ulqinin.

SHARE