RECIPROCITETI NDAJ SERBISË PËR MJETET IDENTIFIKUESE DO TË APLIKOHET NGA 1 GUSHTI

Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë për letërnjoftimet do të aplikohet nga 1 gushti. Derisa Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës është duke përgatitur një udhëzim administrativ me të gjitha detajet sa i përket kësaj mase dhe të tjerave që nxori nga mbledhja e ditës së mërkurë. Bëhet e ditur që regjistrimi do të fillojë me një gusht dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti. Me vendim ekzekutivi ka zgjatur përdorimin e letrave ngjitëse në targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë, ky vendim ka kohëzgjatje deri më 31 tetor 2022.

SHARE