Guvernatori i Shtetit Federal të Maine, Pol Lepejxh, vlerësoi se me Mal të Zi, Aleanca fitoi një tjetër aleat të besueshëm dhe kredibil.
Ai shtoi se Garda Kombëtare e Maine do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zhvillimin e ardhshëm të Ushtrisë së Malit të Zi në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përgjigjet sfidave moderne të sigurisë.
Me Lepejxh dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Maine, gjeneralin Daglas Farnen, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, u takua Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.
“Lepejxh shprehu kënaqësi me suksesin në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, duke shtuar se Garda Kombëtare e Maine dhe Ushtria e Malit të Zi, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe organizimit të ushtrimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, krijuan një lidhje të pandashme që i detyron të dy vendet të forcojnë bashkëpunimin gjithëpërfshirës dypalësh”, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes së MZ.
“Lepejxh shtoi se Garda Kombëtare e Maine do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zhvillimin e ardhshëm të Ushtrisë së Malit të Zi në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përgjigjet sfidave moderne të sigurisë”, thuhet në kumtesë të MB-së.
Siç thuhet, Boshkoviq theksoi se Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e tyre si aleatë të NATO-s, mbajnë marrëdhënie dypalëshe cilësore dhe thelbësore në fushën e mbrojtjes.
Bashkëbiseduesit, u pajtuan që brenda Programit të Partneritetit Shtetëror është e nevojshme të përmirësohet më tej bashkëpunimi dypalësh në sferën civile.