GJUROVIQ: MOMENTALISHT KA REZERVA TË MJAFTUESHME TË MALLRAVE BAZË USHQIMORË

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq ka takuar sot përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të tregtisë së brendshme dhe Odës Ekonomike, me të cilët ka diskutuar lidhur me stabilitetin e sistemit bazë të furnizimit me ushqime. Në takim, Gjuroviq theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar me ekonominë për t’u mundësuar qytetarëve, ashtu si edhe deri tani, qasje të papenguar në të gjitha produktet ushqimore në kohën e lëkundjeve serioze të tregut të shkaktuara nga ngjarjet në Ukrainë. Ai informoi tregtarët për synimin e shtetit për të rishqyrtuar rikthimin e sistemit të rezervave të mallit si një mënyrë për të kapërcyer problemet e tregut. Përfaqësuesit e zinxhirëve të shitjes me pakicë thanë se në këtë moment kanë rezerva të mjaftueshme të ushqimeve bazë dhe të gjitha produkteve të tjera të rëndësishme për qytetarët, dhe se prokurimi i shumicës së tyre po shkon pa probleme. Ata shprehën gatishmërinë për të qenë partner i Qeverisë në sigurimin e furnizimit të qytetarëve, sigurinë e sistemit të brendshëm, por edhe vënien në dispozicion të një pjese të kapaciteteve të tyre në formën e rezervave minimale, të cilat shteti mund t’i disponojë sipas nevojës. Poashtu, u ra dakord që të dyja palët të intensifikojnë takimet, duke përcjellur në vazhdimësi çmimet dhe disponueshmërisë e ushqimeve bazë, ndërsa në përgatitje  ëshë edhe Memorandumi i Bashkëpunimit me të cilin do të zyrtarizohej partneriteti mes Qeverisë dhe kompanive tregtare.

SHARE