Sarah Jessica Parker nuk po stresohet për moshën e saj.
“Unë thjesht nuk e kuptoj pse duhet të shpenzoj kaq shumë kohë duke menduar për këtë”, tha aktorja e “Sex and the City” për Allure së fundmi.
“Nuk është se jam qëllimisht shpërfillëse. Por nuk e mendoj vërtet. Ka pasur shumë më tepër muhabete për kohën time të kaluar në tokë sesa kam kaluar duke menduar për të vetë”.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për flokët e thinjura të Sarah, të cilat dominuan titujt e gazetave verën e kaluar pasi ajo u fotografua duke darkuar jashtë në New York.Lexo po ashtu:Sarah Jessica Parker nuk i hoqi kurrë takat e saj të larta në xhirimet e serialit “And Just Like That”
“U bënë muaj e muaj biseda se sa e guximshme jam për të pasur flokë të thinjur”, tha ajo. “Isha sikur, ‘të lutem duartrokisni guximin e dikujt tjetër për diçka!’”.
Komentet që mori Parker ishin veçanërisht interesante duke pasur parasysh se ajo ishte jashtë me mikun Andy Cohen në kohën kur u bënë fotot.Lexo po ashtu:Sarah Jessica Parker zbulon se “Met Gala” e vitit 2006 ‘nuk ishte një natë argëtuese’ për shkak të nervave të saj
“Andy ka një kokë plot flokë të bukur të thinjur. Por askush nuk e përmendi atë, i ulur pranë meje”, tha ajo. “Asnjë person”. /Telegrafi/