U prodhuan vetëm 50 njësi, shiten për 17 minuta e 28 sekonda – Citroen My Ami Buggy që ka vetëm 8 kuaj-fuqi

Kompania Citroen për një kohë të shkurtër, ka shitur të gjitha 50 njësitë e veturës My Ami Buggy.

Citroen filloi prodhimin e veturës gjatë javës së kaluar, e të gjitha njësitë e planifikuara u shitën shpejtë, më saktësisht për 17 minuta e 28 sekonda, transmeton Telegrafi.

My Ami Buggy është dedikuar enkas për tregun francez, e shpërndarja e veturave do të bëhet në gusht.

Kjo veturë nuk ka dyer, por një lloj rrethoje që parandalon pasagjerin të bie nga mjeti motorik.

Këtë veturë e vë në lëvizje motori që prodhon 8 kuaj-fuqi, e aty është edhe bateria prej 5.5 kWh.

Shpejtësia maksimale e veturës është 48 kilometra në orë, kurse me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 76 kilometra.

Citroen My Ami Buggy filloi “jetën” si koncept në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

SHARE