QRZHK KA NJË ROL TË RËNDËSISHËM NË PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi ka një rol të rëndësishëm në fushën e promovimit të të drejtave të pakicave në fushën e kulturës dhe afirmimit të multikulturalizmit, është bërë e ditur nga takimi i ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka me përfaqësuesit e atij institucioni publik, thuhet në njoftim. “Për ruajtjen, zhvillimin dhe prezantimin e kulturës së pjesëtarëve të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera pakicë kombëtare në Mal të Zi dhe afirmimit të multikulturalizmit, është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet këtij institucioni dhe Ministrisë përkatëse”, tha Gjeka. Ai shprehu kënaqësinë për shpejtësinë e ndarjes së dy ministrive dhe shprehu pritjen që brenda një kohe të shkurtër të gjendet zgjidhja më e mirë për funksionimin e pavarur të këtij institucioni. Drejtori i institucionit Salko Luboder, me bashkëpunëtorët e tij, uroi ministrin për emërimin e tij dhe kujtoi se institucioni është formuar nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2009, dhe se QRZHK ka botuar 35 libra, ka organizuar manifestime të shumta në fushën e kulturës dhe arteve të ndryshme si dhe përmbajtje të tjera programore që lidhen me anëtarët e kombeve pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi.

SHARE