SELIA E QENDRËS RAJONALE PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT KIBERNETIK DO TË NDËRTOHET NË PODGORICË

Kryeministri Dritan Abazoviq  njoftoi se selia e Qendrës Rajonale për Luftën kundër Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike do të jetë në Podgoricë. “Atë që filluam më 29 mars ia dolëm, së bashku me rektorin e Universitetit të Malit të Zi, duke ia dorëzuar letrën e qëllimit ambasadorit (të Francës) Timonije”, theksoi Abazoviq. “Mirënjohje e madhe për vendin tonë dhe Universitetin e Malit të Zi. Ne kemi ndërtuar besimin e aleatëve më të mëdhenj.  Mali i Zi është me të vërtetë një lider në Ballkanin Perëndimor.  Ne vazhdojmë, edhe më të fortë, më të vendosur dhe më konkret.  Ne po bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë”, përfundoi me këtë rast kryeministri.

SHARE