NGA 1 JANARI, KROACIA NË EUROZONË

Listës së shteteve evropiane që kanë vendosur ta kenë për valutë euron, i bashkohet edhe Kroacia. Edhe zyrtarisht, tashmë Kroacia nga sot është pjesë e eurozonës,por  tash për tash në transaksionet bankare. Kjo pasi në përdorim të përditshëm do të vihet në funksion nga 1 janari i vitit që vjen. Zyrtarizimi i Kroacisë si vendi i 20-të që i bashkohet zonës euro, nga 27 vende anëtare të BE-së, u bë sot në Bruksel në kuadër të samitit të BE-së. Komisioni Evropian konfirmoi se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros si vazlutë të saj duke hequr Kunën, si monedhën e saj që kishte në përdorim që nga koha kur shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia me 26 qershor. Komisioni Evropian ka deklaruar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare, ndonëse  i ka përmbushur të gjitha kriteret. Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve, por jo të gjitha. Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel. Kështu, kroatët tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milionë qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.

SHARE