MBLEDHJA E QEVERISË: KUFIZOHEN MARZHET E TREGTARËVE PËR 22 PRODUKTE

Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq në seancë tha se vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve do të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të rritjes së çmimeve për qytetarët. “Kufizimi vlen për 22 produkte, kjo qeveri po bën gjithçka për të ulur ndikimin e rritjes së çmimeve. Pas karburantit, tani shkojmë dhe një hap më tej dhe kemi vendosur të kufizojmë marzhet në – sheqer, kripë, miell, vaj. …”, tha ai. Në shitje me shumicë marzhi do të kufizohet në 5, ndërsa në pakicë në 7%,” sqaroi Gjuroviq. “Jam i sigurt se Ministria e Bujqësisë do të bëjë gjithçka edhe për të kufizuar çmimin e drurit dhe peletit.”, tha ministri. Kryeministri Dritan Abazoviq i bëri apel Kuvendit që të nisë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “I bëj thirrje Parlamentit të Malit të Zi që të fillojë procesin e zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të shfrytëzojë situatën deri më 31 korrik dhe të marrë vendime të mira që do të ndikojnë në integrimet evropiane,” tha Abazoviq. Ai shtoi se duhet të jenë të kënaqur me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar. Qeveria miratoi edhe vendimin për shtesën e pagës bazë për kryerjen e punëve në vende të caktuara, me të cilin paga e policëve do të rritet në 10 për qind të pagës bazë. Ministria e Brendshme (MPB) njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që rritja të reflektohet në pagat e punonjësve të policisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk është bërë e ditur nëse shuma e pagës e reduktuar dy muaj më parë do t’u kthehet pjesëtarëve të Policisë. “Të vetëdijshëm për rëndësinë e punës së kryer nga Drejtoria e Policisë, si dhe për uljen e pagave të punonjësve të policisë në muajt prill dhe maj, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave u përpoqën ta tejkalojnë këtë ulje, si përmes ofrimit të pagave më të larta ashtu edhe përmes modernizimit të punës”, thuhet nga Ministria e Brendshme.

SHARE