BILÇIK: RAPORTI TREGON SE MALI I ZI ËSHTË LIDER NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

Raporti i Parlamentit Evropian (PE) për Malin e Zi vitin e kaluar, i miratuar sot, tregon se vendi është një lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha Vladimir Bilçik, bashkëkryetar i komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Mali i Zi. Bilçik ka thënë në Twitter se PE ka miratuar Raportin për Malin e Zi me 506 vota pro, 50 kundër dhe 35 abstenime. Ai tha se është koha që liderët politikë në Mal të Zi të përqëndroheshin në mbylljen e kapitujve dhe grupeve duke përmbushur angazhimet dhe reformat e mbetura. Ai shtoi se raporti thekson rëndësinë e një konsensusi të gjerë ndërpartiak mbi zgjedhjen strategjike evropiane të Malit të Zi, duke vënë në dukje se roli i parlamentit do të jetë kyç për përparimin vendimtar të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Siç tha ai, PE vlerëson harmonizimin e vazhdueshëm dhe 100% të Malit të Zi me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Ai tha se anëtarësimi në BE dhe se Mali i Zi do të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së janë synime realiste politike dhe strategjike, të cilat pasqyrojnë pritshmëritë dhe vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve malazezë.

SHARE