MASAT EPIDEMIOLOGJIKE DO TË VLEJNË EDHE PËR DY JAVËT E ARDHSHME

Masat aktuale epidemiologjike kundër koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi edhe për dy javët e ardhshme, pra deri më 30 qershor, ka vendosur Qeveria e Malit të Zi, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike. Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, rekomandohet ende mbajtja e maskave mbrojtëse për personat që i përkasin grupeve të rrezikut, veçanërisht nëse qëndrojnë në ambiente të mbyllura, si dhe vaksinimi, veçanërisht me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, kategoritë e cenueshme të popullsisë. Monitorimi dhe zhvillimi i situatës epidemiologjike do të ndikojë në propozimin e mundshëm të masave të reja.

SHARE