BOSHKOVIQ NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR PROKURIMIN E MUNICIONEVE USHTARAKE

Gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq,  nënshkroi sot me ministrat e mbrojtjes të 15 vendeve anëtare të NATO-s dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin shumëkombësh, lidhur me pajisjen e municioneve vendimtare të ushtrisë tokësore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit morën pjesë Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rouz Gotemeler.

Ajo lavdëroi këtë iniciativë, duke theksuar se kjo do të rrisë aftësinë për përdorimin e përbashkët të municioneve dhe do të rrisë funksionimin efektiv në terren.

Ajo shtoi se me kalimin e kohës, kjo iniciativë do t’i ndihmoi forcat e NATO-s, të rrisin ndërveprimin dhe efektivitetin e tyre kudo që është më e nevojshme.

Ajo arriti në përfundim se projekti do të kontribuoi gjithashtu edhe në reduktimin e shpenzimeve, duke bërë kështu të mundur që buxhetet kombëtare të përmirësojnë më tej trendin e rritjes.

Projekti i përbashkët I këtij  prokurimit filloi gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në qershor të vitit 2017, kur 11 vende të Aleancës dhe Finlandës filluan këtë projekt duke nënshkruar letrën për këtë qëllim.

SHARE