Udhëtarët të cilët po kërkojnë një mënyrë që t’i shmangin hekurudhat dhe çmimet e larta të derivateve së shpejti do të mund të shkojnë në punë me veturën e re elektrike Citroen Ami për vetëm 23 euro në muaj.
Veturë së mrekullueshme elektrike i nevojiten vetëm 3 orë për rimbushje të plotë nga një prizë e zakonshme, e pastaj do të mund të përshkojë 74 kilometra, por jo edhe aq shpejt, pasi që motori i vogël prej 6kW i lejon shpejtësi maksimale prej 45kMh.
Edhe pse është e “hendikepuar” në pjesën e kuaj fuqive, Citroen Ami do të mund tu kursejë udhëtarëve britanik shumë para, me një ratë mujore prej 23 eurove dhe me një depozitim prej 2.745 eurove, përcjell Telegrafi.
Me ngritjen e çmimeve të benzinës dhe naftës në shifra rekorde prej 2.32 eurove për litër në disa pjesë të vendit, disa drejtues veturash mund t’i “shkëmbejnë” çelësat e veturave të tyre për një provë me Citroen Ami, që teknikisht kualifikohet si katër-ciklet dhe jo si një veturë.
Vetura me dy ulëse e cila është 2.40 metra e gjatë dhe 1.40 metra e gjerë nuk ka rimorkio e as kapak të përparshëm, e kjo do të thotë se vetura do të rrokullisej në rast të transportit të familjes për në aeroport për udhëtime të pushimeve verore. /Telegrafi/