MALI I ZI ËSHTË SHEMBULL I MARRËDHËNIEVE TË MIRA NDËRETNIKE DHE NDËRFETARE

Mali i Zi dhe Bullgaria janë shembull i marrëdhënieve të konfirmuara të suksesshme dypalëshe, si dhe mbështetjes dhe miqësisë së sinqertë, ranë dakord ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka dhe ambasadorja e Bullgarisë në Mal të Zi Meglena Pulçijeva. Sipas Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Pulçijeva e uroi ministrin për emërimin e tij dhe shprehu gatishmërinë që Mali i Zi dhe Bullgaria të përmirësojnë bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe në drejtim të forcimit të ndërkulturës. Mali i Zi është një vend i madh në një territor të vogël, tha ambasadorja, duke shtuar se ajo është një shembull i suksesshëm i marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Ajo e informoi ministrin për faktin se Bullgaria në tre vitet e fundit ka investuar mjete për realizimin e tetë projekteve në Mal të Zi dhe ritheksoi mundësinë që Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave t’i shqyrtojë aplikacionet për projekte në kuadër të kompetencave të saj. Ministri falënderoi për konfirmimin e rëndësisë së fushës së të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ai gjithashtu prezantoi një plan për një njësi të re organizative që do të merrej me ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bashkëjetesës, zgjerimin e njohurive për kulturat dhe popujt që jetojnë në Mal të Zi nën kuadrin e ndërkulturalizmit. Bashkëpunimi i mirë duhet të ushqehet dhe të përmirësohet, theksoi Gjeka, duke shtuar se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave do të krijojë kushte të mëtejshme për zhvillimin e modeleve të suksesshme të bashkëpunimit në fushën e realizimit më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe politikave e mundësive të barabarta. Bashkëbiseduesit pajtohen se zhvillimi i arritjes së barazisë gjinore është i një rëndësie të veçantë për Malin e Zi, me theks në fuqizimin ekonomik të grave, duke pasur parasysh përqindjen jashtëzakonisht të vogël të tyre që zotërojnë pasuri të paluajtshme.

SHARE