GJUKANOVIQ: NUK SHOH ASNJË ARSYE PSE ZGJEDHJET TË MOS MBAHEN MË 23 TETOR

Nuk shoh asnjë arsye pse mund të korrigjohet afati për zgjedhjet lokale. Për sa më përket mua, ato do të mbahen më 23 tetor, tha presidenti i Malit të Zi, MilLo Gjukanoviq, duke komentuar pretendimet se afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale do të shtyhet sërish. “Vendimin për datën e zgjedhjeve lokale e kam marrë në bazë të ndryshimeve dy herë të votuara në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është një zgjidhje perfekte kushtetuese dhe juridike, por kam vendosur të respektoj atë që ka sjellë shumica e padiskutueshme parlamentare”, u tha GjukanoviQ gazetarëve. Sipas tij, ai nuk sheh arsye që mund të korrigjohet data e zgjedhjeve lokale. “Për sa më përket mua, ato do të mbahen më 23 tetor”, tha Gjukanoviq.

SHARE