FILLOI SAMITI I NATO-s NË BRUKSEL, MALI I ZI PËR HERË TË PARË SI ANËTARË I ALEANCËS

Delegacionin e Malit të Zi, në këtë Samit, e kryeson Presidentii Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ndërsa pjesë e Delegacionit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Mbrojtjes së Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq dhe Predrag Boshkoviq.

Samiti filloi me seancën e parë ku krerët e shteteve dhe qeverive të Aleatëve po marrin parasysh çështjet prioritare për punën e Aleancës dhe sfidat kryesore të sigurisë. Presidenti i Malit të Zi më parë kishte marrë pjesë në përshëndetjen mikpritëse, që për krerët e shteteve dhe Qeverive aleate e organizoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Samiti, siç është kumtuar, për Malin e Zi,  do të jetë një mundësi që një vit pas anëtarësimit edhe njëherë të konfirmojë angazhimin e fortë për unitetin, vlerat e përbashkëta dhe interesat e sigurisë kolektive një herë në vit pas hyrjes në NATO.

SHARE