KOMISIONI EVROPIAN DHE PARLAMENTI EVROPIAN MBËSHTESIN KANDIDATURËN E UKRAINËS PËR NË BE

Komisioni Evropian pritet të mbështesë dhënien e statusit e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ukrainën gjatë javës së ardhshme, pavarësisht nga kundërshtimet e Danimarkës dhe Holandës, raportoi më 10 qershor Bloomberg, duke cituar burime anonime. Bloomberg tha se persona të njoftuar me këtë çështjen, thanë se rekomandimi, i cili duhet të debatohet dhe më pas të miratohet nga kolegji i komisionarëve të Bashkimit Evropian, do të bëhet me kushte që lidhen me sundimin e ligjit dhe ligjeve kundër korrupsionit. Miratimi nga Komisioni Evropian kërkon marrëveshje me shtetet anëtare, që sipas Bloomberg, mund të paraqesë problem me Danimarkën, e cila ka lëshuar një notë diplomatike duke paralajmëruar se Ukraina nuk ka plotësuar mjaftueshëm kritike që lidhen me stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të minoriteteve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes një procedure më të shkurtuar, duke shtuar se kjo do të ishte “një përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Parlamenti i Bashkimit Evropian mbështet përpjekjen e Ukrainës për të arritur statusin e kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha presidentja e parlamentit Roberta Metsola të premten në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë. “Parlamenti i BE-së qëndron fort pas kërkesës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE,” tha Metsola. Pas shqyrtimit të dy pjesëve të pyetësorit të dorëzuar nga Kievi në Bruksel për angazhimet dhe kërkesat për marrjen e statusit, javën e ardhshme Brukseli mund të nisë rekomandimin e pritur.

SHARE