TAKSA NË AUTOSTRADË PËR MAKINA 3.5 EURO, PËR MOTOÇIKLETA 1.5 EURO

Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur sot seancë me mbi 30 pika të rendit të ditës. Qeveria miratoi Projektvendimin për shumën dhe mënyrën e pagesës së tarifave në pjesën e autostradës Tivar-Bolare, sipas të cilit, siç tha zëvendëskryeministri për Zhvillim Rajonal, Ervin Ibrahimoviq, tarifa për motoçikleta do të jetë 1.5 euro, për vetura 3.5 euro dhe për autobusë dhe kamionë 17 euro. Të ardhurat e planifikuara do të ishin mbi katër milionë euro deri në fund të këtij viti dhe mbi nëntë milionë euro nga tuneli. Zëvendëskryeministri Vlladimir Jokoviq kërkoi të shqyrtohet mundësia e sigurimit të biletave mujore për autostradën dhe tunelin në mënyrë që t’ua lehtësohet njerëzve që udhëtojnë çdo ditë. Qeveria mbështeti propozimin për t’i dhënë Zetës statusin e komunës së plotë. Mendimin e kanë shprehur ministrat e Drejtësisë Mirko Kovaç dhe ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq. Kovaç beson se Qeveria nuk guxon të japë mendim për diçka që është në kundërshtim me Ligjin për Organizimin e Territorit. Damjanoviq tha se Zeta duhet të marrë statusin e komunës nga 1 janari 2023. Ai sugjeroi që fillimisht të bëhet ndikimi fiskal dhe elaborati. Damjanoviq shtoi se do ta mbështesë propozimin nëse amendamentet pranojnë kërkesën që teksti i ligjit të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm. Në seancë, ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimoviq tha se në disa kompani kohëve të fundit është shënuar një rritje enorme e numrit të të punësuarve, e cila nuk është shoqëruar me analiza të duhura të nevojave reale. Në lidhje me këtë Kryeministri Dritan Abazoviq tha se deri në fund të muajit do të bëhen ndryshime të personelit në kuvendin e aksionarëve.

SHARE