Si të Përgatisni Byreçka me Djathë dhe Mjaltë

Djathi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve të brumit.

Ai përdoret për byrek, pite e byreçka të shijshme nga duart e amvisave shqiptare.

Duket pak e pazakontë por djathi i kombinuar me mjaltin është me të vertetë një kombinim i përsosur për shijen.

Përgatitet thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak mund e kohë por padyshim që do suprizojë me shijen dhe pamjen e saj jo vetëm ju, por edhe më të dashurit tuaj që do ta provojnë.

Kjo recetë përdoret si pjesë e meseve të gatimeve që shtrohen në tryezë por padyshim që mund të konsumohet edhe pa u shoqëruar me diçka tjetër.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën e thjeshtë të përgatitjes së byreçkave me djathë të bardhë e mjatë.

Byreçka Me Djathë Dhe Mjaltë

Përbërësit për 10 byreçka

250 gramë djathë i bardhë i prerë në feta

5 petë e gatshme

7-8 lugë çaji me mjaltë

5 lugë çaji me fara susami

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 gradë Celcius.

Hidhini farat e susamit në një tigan pa yndyrë dhe piqini lehtë në sobë për 1-2 minuta duke lëvizur tiganin rregullisht.

Hapeni petën e gatshme dhe lyejeni me vaj ulliri.

Vendosni copat e djathit dhe paloseni petën duke i dhënë formë drejtkëndore.

Me një petë të gatshme mund të bëni dy byreçka.

Pjesën e jashtme të byreçkave lyejeni sërish me vaj ulliri.

Futini byreçkat në tepsi dhe piqini për 20 minuta.

Pasi t’i keni nxjerrë nga furra, spërkatini byreçkat me mjaltë dhe farat e pjekura të susamit.

Servirini byreçkat të ngrohta dhe do të magjepseni me shijen e tyre. /AgroWeb.org

SHARE