Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, do të kryesojë delegacion parlamentar në mbledhjen vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, i cili do të mbahet deri nesër në Berlin.
Tema në mbledhjen e këtij viti është: “Implementimi i angazhimeve të OSBE-së: roli i parlamenteve”, duke tubuar së bashku 56 përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse të kësaj organizate evropiane, kumtohet nga Kuvendi i MZ.
Siç është kumtuar, Brajoviq do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë ndërkombëtarë të OSBE-së, Italinë si vendi që kryeson me atë organizatë dhe Gjermaninë si vend mikpritës. Përveç Brajoviq, në delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi, marrin pjesë edhe deputetët Nikolla Rakoçeviq dhe Aleksandra Vukoviq.
Sesioni vjetor i Kuvendit parlamentar të OSBE-së mbahet çdo vit në korrik dhe përbëhet nga seanca e Komitetit të Përhershëm, tre komisioneve të përgjithshme dhe seancave plenare të Kuvendit.