RADUNOVIQ: CIGARET MË TË LIRA NGA 20 DERI NË 30 CENTË

Në seancën e sotme, Qeveria e MZ, miratoi rebalancin e buxhetit dhe u vendos që akciza mbi produktet e duhanit të zvogëlohen, kështu që çmimet e paketave të cigareve do të jenë mesatarisht 20 deri në 30 cent më të ulta.

“Taksat e akcizës për produktet e duhanit kthehen në nivelin e dhjetorit të vitit 2017,” u publikua në llogarinë Twitter të Qeverisë së MZ.

Kujtojmë se sipas rritjes së akcizave, cigaret në Malin e Zi që nga 1 janari i vitit 2018 janë rritur nga 0.30  deri në 0.50 cent për paketë, që do të thotë se pritet të bëhen njëjtat ulje të çmimeve.

SHARE