Komisioni Administrativ kërkoi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të japë informata konkrete nëse anëtarja e Këshillit të RTMZ-së, Dragana Tripkoviq, në ndërkohë, ka dërguar raportet mbi të ardhurat e pasurisë për vitin 2017.
Të njëjtat kërkesa janë drejtuar edhe për anëtarët e Këshillit Vlladimir Paviqeviq, Perko Vukotiq dhe Mima Drashkoviq.
“Komisioni Administrativ në praktikën e mëparshme kur është fjala për Këshillin e RtMZ-së, edhe pse kemi patur mundësi të dëgjojmë shqyrtime të ndryshme për këtë çështje, nuk ka zgjidhur deri më tani lidhur me mos-regjistrimin e pasurisë “, deklaroi Kryetari i Komisionit Administrativ, Luigj Shkrela.
Ai shtoi se gjithsesi do të zhvillohet procedura kundër të gjithë atyre të cilët në këshillin e RTMZ-së, kanë shkelur ligjin në baza të ndryshme.