DUKAJ PRITI NË TAKIM DREJTORIN E SHËNDETIT DHE SIGURISË NË TRANSPORTIN PUBLIK NY, PASHKO CAMAJ

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, priti sot në takim drejtorin e shëndetit dhe sigurisë në Transportin publik të Nju Jorkut , njëkohësisht shef i Kabinetit të Federatës Vatra, Dr. Pashko Camaj. Ministri Dukaj e falenderoi Camaj për vizitën dhe mbështetjen e tij. Camaj në një postim në Facebook ndër të tjera thotë: „ Sot vizitova një malësor, ministër në Qeverinë e Malit të Zi, që rrezatonte plot entuziazëm e energji për të çua përpara statusin e shqiptarëve në këtë shtet! I uroj sukses, për të mirën tonë të përbashkët!,“ shkruan Camaj.

SHARE