MINISTRIA: LAJMI PËR HEQJEN E TË DIELAVE JOPUNE NUK ËSHTË I VËRTETË

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit njofton të gjithë qytetarët e punësuar në sektorin e tregtisë se lajmet për rikthimin në sistemin e vjetër të punës në dyqane nuk janë të vërteta. “Për të informuar objektivisht publikun dhe për të eliminuar mundësinë e çdo manipulimi, Ministria informon publikun se marrëveshja për të dielen jopune mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjes së të gjithë partnerëve socialë në Këshillin Social,” thuhet në deklaratë. Ministria thotë se në bashkëpunim me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të dy sindikatat përfaqësuese janë duke zhvilluar bisedime intensive për gjetjen e një modeli që do të përmirësojë të drejtat e punëtorëve dhe do t’u sigurojë atyre të drejtën e garantuar për punë të denjë, me mekanizma të qartë inspektimit që do të sigurojnë që gjithçka të jetë rënë dakord në Këshillin Social duhet respektuar rreptësisht. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se në Qeveri është ngritur çështja e të së dielës ditë jopune. “E diela jopune nuk do të shfuqizohet, punëtorët të jenë të qetë, përveç nëse do të ketë një marrëveshje me të gjitha sindikatat, punëdhënësit dhe shoqatat e tjera profesionale. “Nëse kemi një konsensus, qeveria do të përgjigjet menjëherë,” tha Abazoviq. Ai tha se ka disa modalitete në rast se kjo ndodh. “Nëse e diela do të jetë ditë pune, e hëna do të jetë ditë jopune, por do të dyfishohet paga. Po ashtu, ka modalitete që të mos hiqet fare, të punohet deri në orën 14.00. Jemi të lumtur që qytetarët po reagojnë për këto tema”, tha Abazoviq.

SHARE