DËSHTON RAUNDI I TRETË / NË KUVEND ASNJË KANDIDAT PËR PRESIDENT, PRITET RAUNDI I KATËRT

Shumica socialiste dhe opozita dështuan të zgjedhin një president konsensual për pesë vitet e ardhshme. Tashmë që edhe raundi i tretë u ezaurua pa një kandidat, do të jetë shumica e Edi Ramës që do të propozojë e votojë me një shumicë te thjesht prej 71 votash kryetarin e ri të shtetit, në raundin e katërt.  Edhe kjo seancë e tretë ishte fotokopje e dy të parave por me një ndryshim. Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin e bojkotuan seancën.  Deputeti Arbi Agalliu i cili vuri në pikëpyetje legjitimitetin e kësaj seancë. “Në seancën e zhvilluar sot në orën 10.00 nuk kanë qenë prezent 84 deputetë, që do të thotë se kjo seancë është nul. Pra më seancën e sotme, siç  të gjitha pamjeve filmike, fotove apo dëshmitarëve që kanë në sallë, nuk ka patur 84 deputetë.”- tha Agalliu. Zoti Agalliu nuk dha asnjë detaj se ku e mbështet ligjërisht këtë pretendim një kohë kur nuk ka asnjë parashikim ligjor për kuorumin në seancat e posaçme për zgjedhjen e presidentit.  Neni 55 i rregullores të kuvendit thotë se seancat zhvillohen  me prezencën e 71 deputetëve. Ndryshe nga deputetët e Alibeajt, në bojkon nuk u përfshinë deputetët e Berishës.

SHARE