DR. ABDIQ: KËTË FUNDJAVË SIMPOZIUMI I ORTOPEDËVE DHE TRAUMATOLOGËVE NË ULQIN

Simpoziumi i ortopedëve dhe traumatologëve do të mbahet prej më 27 deri më 29 maj, në hotelin Riva në Ulqin. Simpoziumi do të grumbullojë mbi 50 ortopedë specialistë dhe specializantë, nga Mali i Zi, rajoni dhe Europa. Në simpozium do të marrin pjesë edhe ortopedët më të njohur nga Turqia, Gjermania, Italia dhe Zvicrra. Siç tha për CdM nënkryetari i Asociatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Malit të Zi, doktor Nermin Abdiq, tema kryesore e seminarit do të jetë ortopedia dhe traumatologjia në kohën e pandemisë COVID-19. Abdiq shpjegoi se simpozioni është organizuar me ligjërues që do të jenë në Ulqin, por edhe disa të tjerë që do të kyçen përmes aplikacionit zoom. Çdo gjë është menduar si komunikim interaktiv, ku përveç ligjëratave të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kyçen, të shprehin qëndrimet e veta dhe të debatojnë. Abdiq tha se në këtë program janë përfshirë një numër i madh i mjekëve të ri, ndërsa kjo do të jetë mundësi unike që të shihen arritjet më të reja në fushën e ortopedisë, e të cilat do të prezantohen në këtë simpozium.

SHARE