SHEFI I BANKËS BOTËRORE PARALAJMËRON PËR RECESION GLOBAL

Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Ai ka thënë në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”. Sipas tij edhe disa seri të masave izoluese në Kinë janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike. Komentet e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret. “Teksa shikojmë bruto-prodhimin e brendshëm (GDP)… është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje tjera. “Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”, ka shtuar ai. Muajin e kaluar, Banka Botërore ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind.

SHARE