GJEKA: FËMIJËT KANË TË DREJTËN E JETËS DHE MBROJTJES NGA DISKRIMINIMI

Me rastin e fillimit të fushatës për martesat e fëmijëve, dhunën në familje dhe lypjes së parave, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka iu drejtua pjesëmarrësve të punëtorisë që ishte hyrje në fillimin e fushatës, në Shkollën Fillore “Bozhidar Vukoviq Podgoriçanin”. “Synimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur të bazuar në luftën dhe eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit, anti-ciganizmit dhe varfërisë, si dhe të zgjidhim problemet e martesave të fëmijëve/të rregulluara, dhunës në familje dhe lypjes”, tha ministri Gjeka. Ai përkujtoi të pranishmit se fëmijët kanë të drejtën e jetës, mbrojtjen nga diskriminimi dhe ndëshkimi, mbrojtjen nga dhuna fizike dhe mendore, lypja dhe shumë të drejta të tjera dhe theksoi se për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ata të fillojnë të mësojnë për gjërat që u duhen sa më parë.  Ai tha se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e pozitës së qytetarëve të popullatës rome dhe egjiptiane me qëllim themelor që të gjithë qytetarët në Mal të Zi të kenë shanse dhe mundësi të barabarta në realizimin e të drejtave të tyre pavarësisht nga ndonjë veçori.

SHARE