NDËRPRITET SEANCA, DY KANDIDATË PËR KRYETAR TË KUVENDIT TË KOMUNËS

Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Ulqinit është ndërprerë pas verifikimit të mandatit të këshilltarëve, për shkak se kanë mbërritur dy kandidatura për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës. Këshilltarja më e vjetër, Jasmina Hasa nga radhët e UDSH-së, e cila mori kryesinë, tha se do të formohet një komision, i cili duhet të vendosë për kandidatët. Hasa tha se për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit kanë mbërritur dy kandidatura, njëra nga radhët e PDS-së dhe tjetra nga koalicioni „Fillimi i ri“. “Duke qenë se janë dy kandidatë, procedura është formimi i një komisioni që do të vendosë për kandidaturën e tyre”, tha Hasa, pas së cilës seanca u ndërpre. Kësaj i ka paraprirë verifikimi i mandatit të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit pritet të mbajë seancë në të cilën do të zgjidhet kryetari i Komunës së Ulqinit.

SHARE