MALI I ZI FESTON NESËR DITËN E PAVARËSISË

Mali i Zi  feston neser ditën e pavarësisë dhe 16 vjetorin e rivendosjes së sovranitetit shtetëror në referendumin e mbajtur me 21 maj të vitit 2006. Sipas të dhënave zyrtare, në referendum kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5% nga numri i përgjithshëm i votuesëve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë, ose 55.5%, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë kanë votuar 185 mijë e 002 qytetarë ose 44.5%. Kuvendi i Malit të Zi, më parë kishte miratuar ligjin për referendum, i cili u aprovua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Që referendumi të ketë sukses, atë duhej ta përkrahin 55% të votuesve, që do të dalin në referendum. Me rastin e festës së Pavarësisë, datat 21, 22 dhe 23 maj janë ditë jo pune në Mal të Zi.

SHARE