Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar në Bruksel Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, ku është shprehur se vendi ynë mund të jetë shembull i suksesshëm i evropianizimit. Nga ana tjetër, Borell theksoi se Mali i Zi mund të bëjë ndryshime në Evropë, duke shtuar se “Mali i Zi ka një agjendë të fortë, prandaj mund të jetë shembull i suksesshëm për evropianizim dhe se e ka mbështetjen e Komisionit Evropian”. Sipas Qeverisë, Abazoviq ka theksuar se interesi kombëtar i Malit të Zi është krijimi i institucioneve të forta dhe kushteve më të mira të jetesës dhe se Qeveria e re do të sillet në përputhje me rrethanat, duke përshpejtuar rrugën integruese. “Ne jemi të bindur se reformat dhe rezultatet do të na çojnë drejt suksesit, pra mbylljes së kapitujve të negociatave, të cilin e presim paralelisht me përfundimin e presidencës çeke të BE-së”, përfundoi kryeministri Abazoviq. Më herët, kryeministri Dritan Abazoviq është takuar në Bruksel me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Vlladimir Bilçik. Sipas deklaratës, Bilçik theksoi se PE kërkon shumë lajme pozitive nga rajoni dhe se një kontribut për këtë është qeveria pro-evropiane në Mal të Zi.