KOMUNA E PRISHTINËS I JEP “ÇELËSIN E QYTETIT” GJUKANOVIQ / DEKOROHET ME ÇMIMIN “PËR PRANIMIN E REFUGJATËVE NGA KOSOVA NË VITIN 1999”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me ç’rast i ka dhuruar atij “Çelësin e Qytetit”, simbolin e miqve të Prishtinës.  Rama dhe Gjukanoviq kanë zhvilluar takim për më shumë se gjysmë ore në zyrën Kryetarit të Komunës së Prishtinës, ku më pas ai është nderuar me “Çelësin e Qytetit”, i cili u ndahet miqve të kryeqytetit kosovar.  Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut të Kolegjit Ndërkombëtar të AAB “Për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributin në promovimin e të drejtave civile në Mal të Zi” në Prishtinë. “Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u vlerësua se presidenti Gjukanoviç është një nga figurat më të spikatura politike në Ballkan, një politikan i guximshëm që duke i rezistuar prirjeve nacionaliste në rajon, e bëri Malin e Zi një simbol të stabilitetit dhe një vend të sigurt për të gjithë,“ u theksua nga kabineti i Gjukanoviqit. Presidenti Gjukanoviq falënderoi për mirënjohjen e lartë, e cila është një nxitje dhe detyrim për të që të vazhdojë të punojë për prosperitetin e Malit të Zi, forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të jetuarit në një Evropë të bashkuar. Me atë rast, presidenti Gjukanoviq mbajti një ligjëratë të ndjekur para studentëve me temë: Mali i Zi si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

SHARE