GJUKANOVIQ: NUK NA DUHET ALTERNATIVË, POR ANËTARËSIMI NË BE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, theksoi se është e rëndësishme që vazhdimësia e dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë të vazhdojë dhe se ata morën mesazhin e pritur, shumë favorizues se Gjermania e sheh Ballkanin Perëndimor në BE. „Ne e mirëpresim këtë dhe jemi të gatshëm t’i zbatojmë ato rregulla. Ne nuk kërkojmë rrugë të shkurtra, besojmë në nevojën për një perspektivë evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, jemi të gatshëm të punojmë në reforma, duke filluar nga ato në fushën e sundimit të ligjit”, tha presidenti malazez Millo Gjukanoviq pas takimit me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier. „Ballkani i Hapur nuk insiston në standardet evropiane dhe kjo nismë do të ishte një lloj alternativë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE),“ tha presidenti Gjukanoviq.

SHARE