RAUNDI I DYTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË DO TË MBAHET MË 23 MAJ

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit të mbahet më 23 maj. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë u diskutua për procesin e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë dhe u vendos data për raundin e dytë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 22 maj. Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, drejtuesit e grupeve parlamentare, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare diskutuan rreth procesit në fjalë, ndërsa në fund të mbledhjes u votua për datën e raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ftoi përfaqësuesit e partive opozitare që të vazhdojnë negociatat në lidhje me kandidaturat për postin e presidentit të Shqipërisë. Kujtojmë se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit u ezaurua më 16 maj pa kandidatë zyrtarë, pasi grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzuan kandidatura.

SHARE