PËRFAQËSIMI I GRAVE NË KUVEND ËSHTË ENDE NËN MESATAREN

Përfaqësimi i grave në Kuvendin e Malit të Zi është ende nën mesataren dhe nuk arrin 30 për qind, tha kryetarja e Komisionit për Barazi Gjinore, Bozhena Jellushiq, në seancën e Parlamentit të grave. “Kemi vetëm 22 deputete, ose 27 për qind. Megjithatë, kur shikojmë piramidën e pushtetit, shohim se ka pasur një ndryshim të madh. Ne në Kuvend nuk jemi të kënaqur me numrin e grave në pushtetin ekzekutiv, por më duhet të them se është bërë një hap i rëndësishëm në atë piramidë dhe kjo të jep shpresë se Mali i Zi ka vërtet një qasje të ndryshme për integrimin e perspektivave të grave në të gjitha politikat e ndjekura në vend,“ tha Jellushiq. „Së shpejti do të themelohet Zyra për Barazi Gjinore në Kabinetin e Presidentit,“ ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në seancën e 14-të të Parlamentit të Gruas, ku mori pjesë së bashku me ministra të shumtë në Qeverinë e Malit të Zi.

SHARE