PËR DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI, DITË JO PUNE 21, 22 DHE 23 MAJI

Me rastin e festës së ardhshme shtetrore të festës së Pavarësisë së Malit të Zi, ditë jopune do të jenë e shtuna, 21 maj, e diela, 22 maj dhe e hëna, 23 maj, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nga ministria theksojnë se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e punëve gjatë festave, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE