UKRAINA U SHPALL FITUESE E “EUROVISION 2022”,

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e “Eurovision 2022”, ndërsa fituese u shpall Kalush Orchestra me këngën “Stefania”, përfaqësues të Ukrainës. Kënga ka qenë më e dëgjuara në YouTube ku tregon rreth situatës katastrofike të luftës në Ukrainë. Vetëm disa orë pas fitores është publikuar edhe videoklipi i këngës që rrëmbeu zemrat e publikut. Pamjet e këngës janë xhiruar në vendet e shkatërruara, ndërsa shihen fëmijë që shpëtohen nga bombardimet dhe gra të cilat kanë braktisur gjithçka për të qenë në mbrojtje të vendit të tyre.

SHARE