GJEKA-GASHPARIKOVA: BASHKËPUNIM MË I FORTË NË RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, si partnerë afatgjatë në promovimin dhe zbatimin e politikave të mundësive të barabarta, do të forcojnë bashkëpunimin ekzistues për të mbështetur rrugën evropiane të Malit të Zi drejt mbrojtjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në barazi gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, është theksuar në takimin e ministrit Fatmir Gjeka me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Mal të Zi Daniela Gashparikova. Siç është bërë e ditur nga ministria, Gjeka ka shprehur mirënjohjen me rastin e takimit, duke theksuar se ai është organizuar qysh në fillim të mandatit të tij, gjë që dëshmon për rëndësinë e fushëveprimit të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, por edhe bashkëpunimin ekzistues të suksesshëm. Sipas tij, arritja e barazisë së plotë gjinore është një detyrë që kërkon angazhimin dhe kënaqësinë tonë të plotë që kemi bashkëpunëtorë në zbatimin e këtyre politikave, siç është Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Mal të Zi. “Ministria dhe UNDP-ja aktualisht janë duke zbatuar me sukses katër programe, dhe fokusi në periudhën e ardhshme mbetet zbatimi i dokumenteve strategjike vendore dhe ndërkombëtare, puna në fushat prioritare në luftimin e të gjitha formave të diskriminimit, rritja e pjesëmarrjes politike të grave në nivel lokal dhe shtetëror dhe fuqizimin ekonomik të grave, veçanërisht në kontekstin e pandemisë COVID-19, me mbështetje për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara”, tha Gashparikova.

SHARE