QEVERIA DO TË THJESHTOJË STRUKTURËN NEGOCIUESE

Qeveria do ta thjeshtojë strukturën negociuese dhe do ta bëjë efikase për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate obligimeve të mbetura nga procesi i negociatave, tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq. Ajo e tha këtë në takimin me ambasadorin e Hungarisë në Podgoricë, Jozef Nedjesi, në të cilin, siç njoftoi Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, është konfirmuar mbështetja e fuqishme e atij vendi për integrimet evropiane të Malit të Zi.

Në takimin e Maroviq me ambasadoren turke në Mal të Zi, Songul Ozan, u theksua se takimet intensive në nivelin më të lartë politik dhe bashkëpunimi i rregullt dhe i mirë në kontekstin dypalësh, politik dhe ekonomik dëshmojnë për marrëdhënie të mira, miqësore dhe kuptimplota mes dy vendeve. Ozan tha se është e bindur se të dy vendet do të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, veçanërisht në kuadrin ekonomik, por theksoi edhe mbështetjen e paqartë për të ardhmen e Ballkanit në BE.

SHARE