Bayerni tentoi me një ofertë në orët e fundit për Rudiger, por gjermani tanimë kishte nënshkruar me Real Madridin

Antonio Rudiger mund të quhet një futbollist i ri i Real Madridit, edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka ardhur.

Mbrojtësi gjerman ka vendosur të largohet nga Chelsea si transferim i lirë, pasi kontrata me londinezët skadon në fund të këtij edicioni.

Mediat e ndryshme spanjolle dhe angleze kanë raportuar se Rudiger ka nënshkruar tanimë me Real Madridin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

Bayern Munich ka qenë shumë e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin, por bavarezët e kontaktuar vonë agjentin e lojtarit.

Ka qenë gazetari i Sport Bild, Christian Falk që ka zbuluar detajet nga kontaktet e Bayernit me agjentin e lojtarit.

“Disa ditë pas barazimit 1-1 kundër Villarrealit në Munich, Hasan Salihamidzic e ka kontaktuar agjencinë që përfaqësojnë Antonio Rudigerin”.Lexo po ashtu:Antonio Rudiger lojtar i Real Madridit, dalin detajet e marrëveshjes

“Drejtori sportiv i Bayernit donte të hapte negociatat duke i ofruar një kontratë gjermanit, por ishte tepër vonë. Në atë moment agjensioni i ka thënë Salihamidzicit se marrëveshja me Realin ishte finalizuar”, ka shkruar Falk.

Rudiger besohet se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Real Madridin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/ 

SHARE