ABAZOVIQ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË MAL TË ZI, RIDI KURTEZI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, shkëlqësinë e Tij, Ridi Kurtezi. Siç njofton Ambasada Shqiptare në Mal të Zi, përmes rrjetit social Facebook, ambasadori Kurtezi e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi, z. Abazoviq për detyrën e re. “Riafirmova qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona, duke përshpejtuar reformat e duhura në dobi të axhendës së integrimit europian,” theksoi Kurtezi.

SHARE